U hodh nga ballkoni për të shpëtuar veten gjatë tërmetit, dëmtime të rënda në trup për mbrojtësin turk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 11:10

U hodh nga ballkoni për të shpëtuar veten gjatë tërmetit, dëmtime të rënda në trup për mbrojtësin turk

Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë që tronditi Turqinë dhe Sirinë vazhdon të sjellë pasoja të mëdha, me numrin e jetëve të humbura që vazhdon e rritet me shpejtësi të madhe.

baris-basdas

Një situatë e frikshme ishte dhe për mbrojtësin turk, Baris Badas, i cili për të shpëtuar veten e tij, zgjodhi të hidhej nga ballkoni i shtëpisë.

Siç raportojnë mediat turke, 33-vjeçari pësoi dëmtime të mëdha në trupë, sidomos në pjesën e tij të këmbëve, teksa në skuadrën e tij shpresojnë që këto dëmtime mos të ndikojnë në karrierën e tij futbollistike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"