U goditën familjarët e futbollistit dhe ai kërkoi zëvendësim, prapaskenat e ngjarjeve të dhunës në tribunë në ndeshjen Lushnja-Luzi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2022 | 20:35

U goditën familjarët e futbollistit dhe ai kërkoi zëvendësim, prapaskenat e ngjarjeve të dhunës në tribunë në ndeshjen Lushnja-Luzi

Ndeshja mes Lushnjës dhe Luzit në Kategorinë e Parë, ka dhuruar disa skena të shëmtuara, pasi ka pasur përplasje fizike në tribunën qendrore të stadiumit, gjë që solli edhe ndërprerjen e ndeshjes. Një situatë që, sipas asaj që mësohet nga kampi i Luzit, ndikoi në mënyrë indirekte në atë që ndodhi më pas në fushën e lojës.

lushnja luzi

“Panorama Sport” ka mësuar nga burime pranë debutuesve në Kategorinë e Parë se personat që u goditën në tribunë në fundin e pjesës së parë të ndeshjes, ishin familjarët e futbollistit Juxhino Zeqiraj. Një situatë anormale e cila sipas të njëjtave burime ndikoi ndjeshëm te ekipi pasi pakkush më pas e kishte vëmendjen te ajo që po ndodhte në fushë, ku ekipi deri atëherë po fitonte 2-0.

Mësohet se vetë lojtari Zeqiraj ka kërkuar që të lërë fushën e lojës në pushimin e ndeshjes, ashtu siç ka ndodhur, duke u zëvendësuar për të shkuar pranë familjarëve të tij, i tronditur nga skenat që kishte parë në tribunë. Një situatë anormale që kishte hequr fokusin nga ndeshja ku më pas lushnjarët barazuan duelin në rezultatin 2-2.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

VIDEO EKSKLUZIVE/ Grushta dhe shkelma mes tifozerive, shikoni momentin e përplasjes në stadiumin “Roza Haxhiu”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"