U godit me shpullë në Fushë-Krujë, arbitri Zhuli refuzoi të denonconte edhe në FSHF

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 14:31

U godit me shpullë në Fushë-Krujë, arbitri Zhuli refuzoi të denonconte edhe në FSHF

Shpullë kokës Endrit Zhulit, të shara me libër shtëpie dhe presion psikologjik… E pastaj? Hiç, asgjë. Thjesht arbitri kryesor, Kaimi, akordoi një penallti që nga klubi i Egnatias thonë se ishte për të vënë duart në kokë.

endrit zhuli

Kaq. Por nuk mbaron këtu jo. Zhuli, aq i pasigurt dhe aq në siklet ka qenë, saqë edhe kur e kanë thirrur në federatë pasi zyrtarët e saj kanë parë videon, ai nuk ka pranuar ta denoncojë dhunën.

Mësohet se fillimisht u ka thënë zyrtarëve të FSHF-së se bëhej fjalë për një moment humori dhe më pas duke u justifikuar se shpulla nuk e ka kapur në fytyrë, pasi ai ka qenë më i shpejtë dhe e ka shmangur, duke e nxjerrë huq Voglin. Ndërkaq, ai as e ka çuar nëpër mend që të bëjë ndonjë denoncim në polici.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"