U godit me bërryl nga Dediç, Kalari përfundon me 5 të qepura në spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2017 | 9:21

U godit me bërryl nga Dediç, Kalari përfundon me 5 të qepura në spital

Renaldo Kalari e ka mbyllur me pasoja transfertën e Durrësit. Goditja me bërryl e lojtarit të Teutës, Anel Dediç, i ka kushtuar pesë të qepura mbrojtësit kryeqytetas. Boshnjaku i Teutës u ndëshkua me karton të kuq për gjestin e tij, ndërsa Kalari pasi mori ndihmën e parë në fushë, i luajti minuta e mbetura, ndonëse kishte gjakderdhje.

Kalari

Në përfundim të takimit, Kalari ka përfunduar në spital, ku ka marrë edhe mjekimin e specializuar dhe qepur plagën në fytyrë, që i shkaktoi goditja e Dediç. Pas qepjes së plagës, Kalari ka lënë spitalin dhe është kthyer në kryeqytet. Gjasat janë që mbrojtësi të humbasë ndeshjen radhës me Luftëtarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"