U fut në listën e lojtarëve që kanë fituar dopietën Champions-Botëror, Varan: Karriera ime nuk ka nisur keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 15:04

U fut në listën e lojtarëve që kanë fituar dopietën Champions-Botëror, Varan: Karriera ime nuk ka nisur keq

Rafael Varan nuk ka ndërmend të ndalet. Mbrojtësi francez fitoi ditën e djeshme finalen e 11-të në karrierën e tij. Për më tepër, ai nuk ka humbur asnjë nga finalet ku ka qenë prezent. Ditën e djeshme bëri një ndeshje shumë të mirë, duke fituar duele të rëndësishme me kundërshtarët. Në fundin e saj, ai i dërgon një mesazh shokut të tij Mbape që të transferohet te Reali.

varan

Triumfi- “Është e vështirë ta përshkruash atë që po jetojmë. Kemi një grup shumë të mirë, vuajtëm bashkë dhe punuam për të arritur sukseset. Jemi të rinj dhe me talent. Është një moment unik dhe e gjithë Franca po e shijon”.

Karriera- “Kam bërë një sezon të mrekullueshëm dhe nuk po e kuptoj çfarë momenti po jetoj. Karriera ime ka nisur në një formë të jashtëzakonshme dhe nuk kam fjalë”.

Mbape- “Është një talent i madh dhe ka një maturi të frikshme për moshën e tij. Di të bëjë gjithçka dhe është shumë i shpejtë. Ka bërë një Botëror të shkëlqyer”.

Në Madrid- “Nëse Mbape do të jetë gjithmonë në ekipin ku jam, unë do të isha i lumtur. Por, nuk duhet të flasim për këtë tani. Duhet të flasim vetëm për kombëtaren dhe atë që arritëm”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"