U fut mik për të punësuar Besnik Hasin, gazetari belg në telashe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2018 | 11:44

U fut mik për të punësuar Besnik Hasin, gazetari belg në telashe

Menaxheri i skuadrës belge, Kortrijk, Matias Leterme ka hedhur dritë së fundmi, mbi një skandal ku ka qenë i përfshirë dhe trajneri shqiptar Besnik Hasi.

BesnikHasi422

Ai ka zbuluar në një rrëfim për “De Zondag” se është kontaktuar vitin e kaluar nga gazetari Sefan Kejgnaert, i cili i kishte kërkuar në mënyrë direkte te punësonte Besnik Hasin si trajnerin e Kortijk.

Kejgneart është shefi i redaksisë së futbollit në gazetën “Het Laatset Nieuws”, teksa mësohet se ai kishte lidhje me menaxherin e Besnik Hasit, Dejan Veijlkoviç.

hasi-780x439

Mediat belge bëjnë të ditur se të gjithë personat e përfshirë në këtë hetim do të pyet nga drejtësia belge, për të ndihmuar në zbardhjen e këtij skandali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"