U fol se mund të rikthehej në janar për shkak të dëmtimit, Junajtid merr vendimin për Sançezin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 16:23

U fol se mund të rikthehej në janar për shkak të dëmtimit, Junajtid merr vendimin për Sançezin

Aleksis Sançez kaloi te nga Junajtid te Interi në merkaton e gushtit, në formën e huazimit.

during the Serie A match between FC Internazionale and Udinese Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on September 14, 2019 in Milan, Italy.

 

Megjithatë para pak kohësh lojtari pësoi një dëmtim i cili do ta mbajë larg fushave deri në janar, dhe në këtë mënyrë filluan të qarkullojnë lajme se sulmuesi mund të rikthehet përsëri te Junajtid në janar.

Por, diçka e tillë nuk ka gjasa të ndodhë, teksa sipas mediave britanike “Djajtë e Kuq”, i kanë të qarta idetë për merkaton.

Thuhet se drejtuesit e ekipit po përpiqen të transferojnë talentin e Salzburgut, Erling Braut Haland, dhe nuk kanë ndërmend të rikthejnë në ekip Sançezin.
erling haland

Gjithashtu dëshira e madhe e anglezëve është që Interi të firmosë përfundimisht me sulmuesin kilian, në mënyrë që të kenë më shumë mundësi për të shpenzuar në futbollistë të tjerë në verë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"