U emërua një muaj më parë, trajneri i njohur pranë shkarkimit nga klubi francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2021 | 17:02

U emërua një muaj më parë, trajneri i njohur pranë shkarkimit nga klubi francez

Rajmond Domenek drejt shkarkimit nga skuadra e Nant, nga ku e nisi këtë aventurë përpara një muaji.

domenek

Vetëm 7 ndeshje në kampionat, thuhet se do të zgjasë aventura e teknikut të njohur dhe me skuadrën e “kanarinave” drejt rënies për në Ligue 2, sipas asaj që raporton “ANSA”, ish-trajneri i kombëtares së Francës pritet të shkarkohet në orët në vijim, pasi skuadra e tij në Kupën e Francës pësoi një disfatë në shtëpi nga Lonsi me rezultatin 2-4.

Pas kësaj humbje klubi i njohur francez mund të marrë vendimin e shkarkimit të Domenek i cili duket se i ka orët e numëruara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"