U eliminuan nga Championsi, ja kundërshtarët e mundshëm të Interit në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 13:34

U eliminuan nga Championsi, ja kundërshtarët e mundshëm të Interit në Ligën e Europës

Interi dështoi të kalonte fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, teksa u mposht ndeshjen e fundit nga Barcelona dhe  u rendit në vendin e tretë.inter barcelona

Pikërisht nga vendi i tretë, tashmë zikaltërit kanë kaluar në Ligën e Europës, kompeticon ky të cilin do të provojnë ta fitojnë. Megjithatë nuk do ta kenë aspak të lehtë, pasi edhe këtu janë disa ekipe të mëdha që gjithashtu do të provojnë ta fitojnë atë.

Tashmë Interi do të luajë në 1\16 e Ligës së Europës, ku rrezikon që përballë të ketë edhe disa ekipe të forta. Një nga to është edhe Shaktar Donjetsku, të cilët gjithashtu vjen nga Liga e Kampionëve. Një kundërshtar tjetër i vështirë është edhe Leverkusen, të cilët gjithashtu kanë mundësi të vihen përballë zikaltërve.internazionale_corpo

Ja të gjithë kundërshtarët e mundshëm të Interit:
Kopenaghen

Getafe

Sporting Lisbon

 Kluzh

Aintraht Frankfurt

Bajer Leverkusen

Shaktar Donjetsk

Klub Bryzh

Az Alkmar

 Uolverhampton

Uolfsburg

Ludogorets

Reinxhërs

Olimpiakos.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"