U eliminuan në Kupë ndaj Flamurtarit, flet trajneri i Apolonisë: Rezultat zhgënjyes, do të bëjmë analizë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2021 | 12:39

U eliminuan në Kupë ndaj Flamurtarit, flet trajneri i Apolonisë: Rezultat zhgënjyes, do të bëjmë analizë

Juri Kanarsa nuk e priti mirë këtë eliminim. Trajneri priste më shumë nga Apolonia dhe hapur e quan zhgënjyes rezultatin përballë Flamurtarit. Sulmi vazhdon të shpërdorojë dhe kjo e shqetëson italianin.

JURIJ KANARSA

“Prisja më shumë nga skuadra, pasi e kishim përgatitur me kujdes këtë ndeshje. Është rezultat zhgënjyes eliminimi nga Kupa e Shqipërisë. Futbollistët ende nuk janë në më të mirën e tyre.

Sulmuesit duhet t’i shfrytëzojnë më mirë rastet për gol, pasi çdo rast ka rëndësinë e tij. Ne do të analizojmë humbjen dhe eliminimin, paçka se për pak ditë luajmë në kampionat dhe kemi një transfertë të vështirë me Tomorin”, tha tekniku për gazetën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"