U eliminuan në Kukës, lojtarët e Tiranës humbasin edhe milionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 22:34

U eliminuan në Kukës, lojtarët e Tiranës humbasin edhe milionat

Tirana e donte aq shumë Kupën e Shqipërisë, megjithatë këtë sezon u eliminuan që në çerekfinale. Skuadra u mund 1-0 në Kukës, duke dalë plotësisht nga gara për këtë trofe dhe rrjedhimisht, duke i shuar shpresat vetes për një vend në zonën “Euro”.

Tirana

Duke qenë se klubi priste një biletë për në Kupat e Europës, u mundua që ta motivonte grupin duke i vendosur edhe shpërblim. Në ditën e ndeshjes, drejtuesit komunikuan edhe shumën që kishin në plan të vendosnin në dispozicion, në rast kualifikimi.

Dhe nuk ishin pak, por 40 milionë lekë (të vjetër), që do lëvroheshin për kalimin e këtij turi, megjithatë pasi misioni nuk u realizua, ikën edhe paratë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"