U eliminua nga klubi modest me buxhet 800 mijë euro, Levski i Sofies bën kërkesë zyrtare në UEFA që ndeshja të riluhet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2022 | 22:13

U eliminua nga klubi modest me buxhet 800 mijë euro, Levski i Sofies bën kërkesë zyrtare në UEFA që ndeshja të riluhet

Levski i Sofies u eliminua javën e kaluar nga klubi modest maltez i Hamrun, në raundit e tretë të Ligës së Konferencës, pas disfatës 1-2 në shtëpi. Ndeshja shkoi me penalltisë, teksa Hamrun, që ka një buxhet afro 800 mijë euro, u tregua më i saktë nga 11-metra, duke avancuar më tej.

medium_2022-08-14-17735eb0f7

Ndërkohë së fundmi raportohet se bullgarët e Levskit, kanë bërë një kërkesë zyrtare në UEFA për të riluajtur ndeshjen e kthimit të raundit të tretë. Ata pretendojnë se gjyqtari gaboi në momentin e shënimit të golit nga Tsunami në minutën e 90+1’, teksa një lojtar i skuadrës malteze u fut në gjysmëfushën e Levskit, teksa po në atë aksion, pra në minutën e 90+2’ Hamrun shënoi golin e 1 me 2.

Kësisoj bullgarët pretendojnë se ky episod që nuk është vënë re nga gjyqtari ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rezultat. Kërkesa zyrtare e Levskit do të shqyrtohet nga Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ditën e nesërme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"