U eksperimentua në të djathtë ndaj Interit, si Gjimshiti limitoi Perisiçin dhe i mohoi gol Çalhas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 18:15

U eksperimentua në të djathtë ndaj Interit, si Gjimshiti limitoi Perisiçin dhe i mohoi gol Çalhas

Vërtet portierët Handanoviç nga një anë dhe Muso nga ana tjetër bënë mrekullira përgjatë 95 minutave të luajtura në Bergamo, por ndërkohë edhe mbrojtjet respektive patën një punë jo të vogël për të bërë.

Gjimshiti

Sidomos tek Atalanta, ku emergjenca e madhe në mbrojtje detyroi trajnerin Xhanpiero Gasperini që si rrallëherë në karrierën e tij u detyrua që të kalonte në një mbrojtje me katër lojtarë (ai luan historikisht me tre) dhe për korsinë e djathtë rolin ia delegoi shqiptarit Berat Gjimshiti, një eksperiment që në fund përfundoi me nota pozitive për 28-vjeçarin, i cili meritoi më së shumti notën 6.5 për paraqitjen e tij.

“EUROSPORT” GJIMSHITI 6.5 – Ia doli shumë mirë, ndonëse për të eksperimentimi si mbrojtës i djathtë, për më tepër ndaj Interit, nuk ishte një mision i lehtë. Gjithsesi, shqiptari ia del me eksperiencë që të limitojë shumë rreziqe dhe kalon pozitivisht provën.

“TUTTOMERCATO” GJIMSHITI 6.5 – Mbrojtës i djathtë nga halli, Gjimshiti, dje u limitua që të mendonte më së shumti në detyrat mbrojtëse dhe nuk u propozua shumë në sulm, siç ndodh shpesh. Është një gardian shumë i fortë në duelet një kundër një kundër Ivan Perisiçit, duke i hapur jo pak telashe “lokomotivës” kroate të zikaltërve.

“CALCIOMERCATO” GJIMSHITI 6 – Jo vetëm është në duel të vazhdueshëm me Perisiçin, por shpesh shkon të bëjë një presing të madh edhe në anët e Brozoviçit. Shpëton me kokë në goditje këndi një gol gati të sigurt të Çalhanoglusë, ndonëse kur Perisiç e kalonte, paniku ishte i madh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"