U dogj shansi. Ja sa para humbën Kukësi, Laçi dhe Teuta nga eliminimi në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 16:22

U dogj shansi. Ja sa para humbën Kukësi, Laçi dhe Teuta nga eliminimi në Ligën e Europës

Kukësi, Teuta dhe Laçi e mbyllën aventurën në Ligën e Europës me kalimin vetëm të një turi. Më 27 gusht ishte një ditë historike sepse për herë të parë tri skuadra shqiptare kalonin njëkohësisht një tur në këtë kompeticion të UEFAs. Kukësi, Teuta dhe Laçi kishin të sigurt nga UEFA një bonus prej 500 mijë eurosh, 240 për pjesëmarrjen në turin e parë dhe 260 për kualifikimin në turin e dytë.
Laci
Nëse ndonjë prej tyre do të kishte kaluar në turin e tretë pas kualifikimit të mundshëm në ndeshjet e djeshme, atëherë në total, do të përfitonte 780 mijë euro. Për pjesëmarrjen në turin e tretë UEFA shtonte një bonus prej 280 mijë eurosh. Megjithatë, në tri ndeshjet e së enjtes tri ekipet e Superiores pësuan 10 gola, duke u larguar me humbje të rënda, paçka se Laçit i iku kualifikimi nga duart vetëm në frymën e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"