U “dogj” nga një gol, flet sulmuesi i Korabit: Sezon i shkëlqyer, kemi qenë skuadra…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2021 | 16:30

U “dogj” nga një gol, flet sulmuesi i Korabit: Sezon i shkëlqyer, kemi qenë skuadra…

Xhuljano Skuka ndihet fitimtar, ndonëse nuk e kaloi dot Mikel Cankën. Ai është zyrtarisht golashënuesi më i mirë i Grupit A, por jo i Kategorinë e Parë. Vetëm një gol më pak e “dogji” sulmuesin dibran. Është një makineri e vërtetë para porte dhe këtë e dëshmoi duke i shënuar 4 herë Vorës në finish të këtij kampionati.

Skuka

Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, 22-vjeçari evidenton se bëri një sezon të shkëlqyer.

“Ishte një sezon i shkëlqyer te Korabi. U jam mirënjohës të gjithë drejtuesve të klubit, stafit teknik dhe në veçanti profesor Agim Canaj. Kemi arritur deri këtu, por kjo skuadër meritonte më shumë: ngjitjen në Superiore. Kemi qenë skuadra më e mirë e grupit.

Gjithsesi, ky është futbolli që ka dhe një formulë që herë të ndëshkon e herë të gëzon. Të gjithë suksesin tim këtë sezon te Korabi dua t’ua dedikoj pa përjashtim të gjithë dibranëve kudo që ndodhen brenda dhe jashtë Shqipërisë”, tha autori i 14 golave.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"