U dhuroi Superkupën, por Dembele “përçan” Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2018 | 15:30

U dhuroi Superkupën, por Dembele “përçan” Barcelonën

E ardhmja e Dembelesë te Barcelona vazhdon të jetë një ekuacion. Klubi është i ndarë në dy pjesë. Ka nga ata që mendojnë se Dembele duhet të vazhdojë të qëndrojë, por edhe të tjerë që mendojnë se duhet shitur. Kur mungojnë më pak sesa 2 javë nga përfundimi i merkatos, askush nuk mund ta vërë dorën në zjarr për atë që do të ndodhë.

ousmane-dembele-barcelona_47c2wovfu7x4100fpfnak54uy

Por diçka është e sigurt, se ndeshja që zhvilloi dhe goli që shënoi kundër Sevijës e bëjnë që të fitojë më shumë besim dhe të bindë drejtuesit. Besim- Por çështja e tij është e vështirë. Dembele shkoi te Barcelona verën e kaluar për të zëvendësuar Nejmarin dhe nuk kushtoi pak. Kartoni i tij u pagua 105 milionë euro dhe 40 milionë të tjera si bonuse për Dortmundin. Rendimenti i tij në sezonin e kaluar ishte zhgënjyes. Dëmtimet që pësoi nuk e lanë që të tregonte vlerat dhe nuk u përshtat me stilin katalanas. Klubi i ka analizuar të gjitha këto çështje, gjithashtu edhe sjelljen e tij jashtë fushe. Në fundin e sezonit të kaluar, drejtuesit menduan një largim të mundshëm për të.

Por kjo gjë ndodhi përpara grumbullimit për në Botëror. Pasi mori ftesën nga Franca, në radhët e katalanasve u shtua optimizmi. Ishte një mundësi e mirë që ai të fitonte besimin e humbur. Por në Rusi, ai nuk bëri thuajse asgjë dhe nuk ndodhi ajo që prisnin blaugranët. Në këtë mënyrë, ata transferuan Malkomin, i cili është zëvendësuesi i Dembelesë. Largim- Dhe duke qenë se reparti i avancuar është thuajse i plotësuar, një lojtar që ka kushtuar aq shumë nuk mund të qëndrojë në stol. Problemi është se Barcelona nuk kërkon ta largojë pa një ofertë serioze dhe deri tani nuk ka asnjë skuadër që ofron shumë.

Ousmane-Dembele

PSG-ja ka shfaqur interes për francezin. Katalanasit kërkojnë të paktën 80 milionë euro për të, shifër e cila duket e ekzagjeruar për një lojtar, i cili ka një vit që nuk bën thuajse asgjë. Por supergoli i shënuar në finalen e Superkupës mund ta kthejë sërish të vlefshëm. Ai mund të jetë blerja e re e Barcelonës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"