U dhunua në Vlorë, asistenti Tartari: Më goditi kunati dhe shoferi i Idrizit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2018 | 10:42

U dhunua në Vlorë, asistenti Tartari: Më goditi kunati dhe shoferi i Idrizit

Asistent Ilir Tartari, i cili pretendon se është dhunuar në fundin e ndeshjes Flamurtari-Vllaznia, në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në “Supersport”, ka treguar detaje të reja për incidentin e ndodhur në Vlorë. Pas intervistës të dhënë dje ekskluzivisht për “Panorama Sport”, Tartari në “Zona Gol” tregon se është dhunuar nga njerëzit e administratorit Idrizi, të cilin e quan dirigjentin e situatës.

94e595ce-fb9d-451c-8cb4-60b8ea5239c8

Juve ishin një nga të dëmtuarit dje në stadiumin Flamurtari. Çfarë ndodhi dje në Vlorë?

Unë u futa i pari në tunel, për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme mes lojtarëve dhe në këto momente pashë Sinan Idrizin që po konfliktohej me policinë, duke u hakërryer edhe ndaj tyre, që kërkonin të mos e lejonin të afrohej drejt meje. Në këtë kohë vjen dikush dhe më godet me grusht. Nxitoj për në dhomat e zhveshjes, por vjen edhe një tjetër dhe më godet sërish. Më vonë mora vesh se bëhej fjalë për kunatin e Presidentit Idrizi dhe shoferin e këtij të fundit.

Po gjatë lojës pati probleme?

Ndeshja shkoi shumë mirë dhe unë mendoj se nuk klasifikohej si problematike. Ishte diçka e papritur prej meje, ajo dhunë në dhomat e zhveshjes.

Presidenti Idrizi tha se ju kishit sharë me libër shtëpie vlonjatët…

Ju keni videot e transmetimit të ndeshjes dhe të paktën mimikën time mund ta shikoni dhe të verifikoni nëse kam sharë apo jo. Unë isha i qetë gjatë gjithë lojës dhe nuk e kam as në natyrë që të shaj apo të bëhem protagonist në të tilla raste.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"