U dhunua arbitri në Peqin, kolegët ngrenë zërin: Të dënohen sipas ligjit agresorët (REAGIMI)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 20:08

U dhunua arbitri në Peqin, kolegët ngrenë zërin: Të dënohen sipas ligjit agresorët (REAGIMI)

Shoqata e Arbitrave të Futbollit Shqiptar kërkon ndëshkim për personat që dhunuan arbitrin Sokol Bebja në sfidën e Kategorisë së Parë, grupi A Shkumbini-Dinamo 1-1.

Dhuna ndaj gjyqtarit ne Peqin – PANORAMASPORT.AL on Vidnews.

peqini

Nëpërmjet një deklaratë zyrtare, organizmi që përfaqëson arbitrat tanë i bën thirrje organeve të policisë dhe drejtësisë të arrestohen dhe të dënohen sipas Kodit Penal personat që rrahën gjyqtarin e Kolegjiumit të Tiranës.

Bebja u dhunua nga disa tifozë vendas, të cilët e akuzojnë se ka arbitruar në mënyrë të qëllimshme në dëm të Shkumbinit.

Reagimi i plotë i Shoqatës së Arbitrave të Futbollit Shqiptar:

Shoqata e Arbitrave, e indinjuar nga dhuna ndaj arbitrit Sokol Bebja në Peqin, shpreh sot shqetësimin dhe indinjatën e thellë lidhur me dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Sokol Bebja, gjatë ndeshjes Shkumbini-Dinamo në Peqin.

Shoqata e konsideron të turpshme dhe të papranueshme hyrjen e agresorëve në fushën e blertë ku duhet të luhet vetëm futboll dhe dhunimin e paprecedentë të një arbitri. Shoqata shpreh indinjatën e thellë për këtë ngjarje të rëndë e të dënueshme me ligj. Gjithashtu, Shoqata e Arbitrave kërkon nga policia e shtetit arrestimin urgjent të dhunuesve dhe nxjerrjen para gjykatës si dhe marrjen e masave për garantimin e punës dhe sigurisë së arbitrave.

Shoqata e Arbitrave solidarizohet me arbitrin Sokol Bebja dhe i uron shërim të shpejtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"