U dënua pas ndeshjes me Romën, reagon Spaleti: Vetëm të mbaruarit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2021 | 16:59

U dënua pas ndeshjes me Romën, reagon Spaleti: Vetëm të mbaruarit…

Ndeshja midis Napolit dhe Romës prodhoi shumë emocion si brenda, por dhe jashtë fushe. Trajneri i Napolit, Luçiano Spaleti u dënua me karton të kuq për reagime të tepruara ndaj arbitrit kryesor. Tekniku ka folur për këtë ngjarje në një konferencë për shtyp.

spaleti

“Në fillim të sezonit kam thënë se të ankohesh është për të mbaruarit. Është e njëjta gjë dhe për vendimet e arbitrave, që mund të jenë kundër nesh. Unë u përpoqa që të shpjegoja vendimim e arbitrit, por ndoshta mënyra ime e të shprehurit nuk ishtë e duhura. Kështu që unë duhet të jem më i kujdesshëm në mënyrën sesi shprehem”.

Spaleti u dënua me një gjobë 5 mijë euro dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"