“Palaço me shkollë, komandohet nga lart”, Shkumbini sulmon ashpër gjyqtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2018 | 20:05

“Palaço me shkollë, komandohet nga lart”, Shkumbini sulmon ashpër gjyqtarin

Klubi i Shkumbinit që militon në Grupin B të Kategorisë së Dytë, u dënua pak orë më parë nga Komisioni i Disiplinës me humbjen e ndeshjes në tavolinë më rezultatin 3-0 kundër Naftëtarit si dhe iu zbritën 3 pikë në klasifikim. Gjithashtu peqinasit u gjobitën me 100 mijë lek të rinj me pretendimin e dhunimit të zyrtarëve të ndeshjes.

sHKUMBINI

Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe klubi i Shkumbinit, i cili nëpërmjet faqes zyrtare, ka shigjetuar gjyqtarin kryesor Alvi Paço, i cili vitin e kaluar u dhunua barbarisht gjatë ndeshjes Përmeti-Këlcyra nga lojtarët mik.

alvi paco

Sipas drejtuesve peqinas, kryesori Paço dëmtoi me qëllim skuadrën e tyre dhe kjo si pasojë e urdhrave nga lartë. Nuk kanë munguar ofendimet ndaj gjyqtarit.

REAGIMI I SHKUMBINIT:

Te dashur Miq Pak kohe me pare zoteria ne fjale i cili quhet “Alvi Paco” ra pre e nje dhune te pa precedent ne Kelcyre.
E denojme dhunen dhe jemi Kunder saj absolutisht. Zoteria ne fjale doli ne nje interviste ne “Top Chanel” qahesh rreth dhunes te shkaktuar kundrejt tij dhe pothuajse i rene moralisht pohoj qe kjo eshte Puna e tije e vetme qe ai ka.
Na erdhi keq kur e pame ne ate gjendje por ja qembas disa kohesh na qellon rasti te jemi pjese e skenave me qesharake te bera nga ky Albiter qe nga themelimi i ketij Klubi. Nje Aktor i lindur , nje “Palaço me shkolle” qe pretendon qe po e kryen mjaft mire rolin e tij te dhene nga “Big Brother ” i cili komandon nga lart..

Shpesh here shikojme dhe postimet tona ne mos ne e teprojme ne disa raste, por kush nuk e provon ne kurriz kete baltosje qe po i behet nje nder ekipeve Me me vlere ne Shqiperi nuk e kupton.
I dashur Albi , ju dhe shoket tuaj nga lart jeni kanceri i nje shoqerie dashtake qe orkestron te gjithe kete “rremuje” Ti meriton me shume se ajo qe te ndodhi ne Kelcyre sepse je nje ndyrsire e vertete. P.S nese keni deshire tia shprehni dhe ju Falenderimin zotitAlvi Paco, e gjeni po me te njejtin emer..

Alvi Paco

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"