Shkumbini u përjashtua nga Disiplina, zbulohet destinacioni i radhës i 2 titullarëve të skuadrës peqinase

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2020 | 18:10

Shkumbini u përjashtua nga Disiplina, zbulohet destinacioni i radhës i 2 titullarëve të skuadrës peqinase

Egnatia regjistron blerjen e dytë në merkaton e janarit. Pas firmosjes me Brixhild Brahimajn ditën e djeshme, rrogozhinasit arritën të bënin për vete ish-kapitenin e Shkumbinit Daniel Ramazanin.

ramazani

Lajmi u konfirmua në faqen zyrtare të klubit të Egnatias në “Instagram”.

Ndërkohë, një tjetër lojtar i Shkumbinit është larguar nga skuadra peqinase. Mbrojtësi Emilan Lundraxhiu i është bashkuar Lushnjes për të përforcuar ekipin myzeqar.

Lundraxhiu (1)

Shkumbini mori goditje të rëndë nga FSHF-ja duke rënë në Kategorinë e Dytë për shkak të dhunimit të arbitrit Sokol Bebja në takimin e Kategorisë së Parë, grupi A, e cila përfundoi me rezultatin 1-1. Futbollisti i Shkumbinit Andi Bakiasi u përjashtua përjetë nga futbolli.

Shkumbini po shkon drejt shpërbërjes për shkak të dënimit të rëndë nga FSHF-ja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"