U dënua me 3 ndeshje për goditje të kundërshtarit, mesfushorin e thërret kombëtarja e Brazilit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 14:04

U dënua me 3 ndeshje për goditje të kundërshtarit, mesfushorin e thërret kombëtarja e Brazilit

Mesfushori Riçarliston po kalonte një formë të shkëlqyer në kampionatin anglez, ku në 2 ndeshjet e para shënoi 3 gola me fanellën e Evertonit. Gjithsesi braziliani e prishi këtë shkëlqim në sfidën e tretë ndaj Burnemuth, teksa u ndëshkua me karton të kuq, pasi në nerva e sipër goditi me kokë futbollistin kundërshtar Smith. Ai u pezullua me 3 ndeshje, ndërsa ditën e sotme ka marrë lajmin e madh.

409499_TS_28-08-18_2021685581_

21-vjeçari është thirrur nga kombëtarja e Brazilit, për miqësoret e muajit shtator. Dëmtimi i Pedros që luan në kampionatin brazilian, i ka hapur rrugën Riçarlisonit për të veshur fanellën e vendit të tij. Ngushëllim më të mirë pas kartonit të kuq nuk mund të kishte për mesfushorin.

ricarlison

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"