U “dënua” dy ditë nga klubi, lojtari i Luftëtarit i bashkohet grupit dhe nis stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2020 | 11:41

U “dënua” dy ditë nga klubi, lojtari i Luftëtarit i bashkohet grupit dhe nis stërvitjen

Donald Açka mbyll “dënimin” te Luftëtari. Prej dy ditësh është stërvitur me të rinjtë, por zyrtarisht dje është rikthyer nën urdhrat e Neritan Novit. Kokëfortësia që tregoi për të mos u kthyer nga Greqia pa makinën e tij, e acaroi pa masë klubin.acka donal

Ata paralajmëruan se do ta dënonin dhe kështu ndodhi. Janë shmangur masat radikale, pasi mesfushorit iu desh që të përgatitet me Luftëtarin U-19 për dy ditë, por dje klubi ka vendosur që ta falë. Nëse forma e lojtarit do të jetë e mirë, atëherë nuk përjashtohet mundësia që stafi teknik të ketë një alternativë më shumë për javën e 28-të. Të besuarit e Novit startuan përgatitjet për ndeshjen e radhës, atë me Tiranën pasditen e djeshme në terrenin sportiv “Fusha e Vjetër”, duke mos humbur kohë pas humbjes 1-2 me Kukësin. Gjatë kësaj seance, mungonte vetëm Aurel Demo.

LUFTETARI KUKESI

Kapiteni nuk është rikuperuar ende, ndërsa dëmtimi në gju vazhdon të jetë prezent. Stërvitja e së enjtes pati karakter rigjenerues, për të shmangur mbingarkesat e titullarëve. E megjithatë, kjo nuk e pengoi trajnerin e bluzinjve që të kryente një lojë brenda grupit. Stafi teknik është plotësuar ditët e fundit, ndërsa si trajner portierësh ka ardhur Aleksandër Qiqin, që njëherazi është dhe pjesë e akademisë. Kështu, Neritan Novi ka në krah të tij edhe përgatitësin e tre portierëve, Arlis Shala, Avernold Qyrani dhe Sadik Basha.

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"