U dëmtua rëndë në finalen e kupës, rriten papritur shanset që Mbape të luajë kundër Atalantës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 9:29

U dëmtua rëndë në finalen e kupës, rriten papritur shanset që Mbape të luajë kundër Atalantës

Te PSG-ja po nisin të shpresojnë se ylli i skuadrës Kilian Mbape mund të ngrihet në këmbë dhe të jetë gati për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve kundër Atalantës në 12  gusht.

mbape
Media prestigjioze e futbollit francez dhe atij europian “L’Equipe” raporton se kampioni i botës ka 90% mundësi të jetë në dispozicion për përballjen me ekipin bergamesk.

Mbape pësoi dëmtim të rëndë në kyçin e këmbës gjatë finales së Kupës së Francës kundër Sent Etienit në datën 24 korrik. Pas pak ditësh, klubi komunikoi se sulmuesi pritet të mungojë për të paktën 3 javë.

Por, tashmë raportimet nga burimet brenda kampionëve të Francës bëjnë me dije se Mbape do të zbresë në fushë kundër Atalantës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"