U dëmtua rëndë gjatë ndeshjes me Napolin, reagon Hysaj: Jam mirë, ju falenderoj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2019 | 23:16

U dëmtua rëndë gjatë ndeshjes me Napolin, reagon Hysaj: Jam mirë, ju falenderoj…

Dëmtimi horror i Elseid Hysajt, ka trembur jo pak. Rënia e tij ka sjellë frikë dhe panik për të pranishmit në stadium dhe jo vetëm. Por, fatmirësisht gjendja, e lojtarit është e mirë dhe ka vetëm një dëmtim në kockën e kraharorit.

hysaj demtimi

Klubi konfirmoi se lojtari ishte në gjendje të mirë, por edhe vet ai, nëpërmjet një postimi në “Instagram” ka bërë me dije se gëzon shëndet të plotë.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet, falenderoj Zotin, që jam mirë. Gjithmonë forca Napoli”, shkruan Hysaj, i cili tashmë është në gjendje më të mirë.

hysaj

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"