U dëmtua që në minutën e pestë, mbrojtësi Mihaj disa javë larg fushave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2018 | 13:27

U dëmtua që në minutën e pestë, mbrojtësi Mihaj disa javë larg fushave

Enea Mihaj, për fatin e tij të keq pësoi një dëmtim që në minutën e pestë të ndeshjes së mbrëmshme ndaj Jordanisë. Ai u zëvendësua menjëherë nga Frederik Veseli, dhe u pa se dëmtimi ishte i rëndë, dhe për këtë arsye u nis menjëherë me ambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

mihaj

Ndërkohë, ditën e sotme, siç njofton FSHF, mbrojtësi i cili aktivizohet tek Panetolikos në Greqi, ka pësuar një thyerje të peronit, kockës së këmbës. Ai ka nisur menjëherë fazën riaftësuese, dhe për disa javë do të jetë jashtë fushave të lojës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"