U dëmtua përballë Milanit, ja kur do të rikthehet në fushë Berat Gjimshiti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2022 | 12:00

U dëmtua përballë Milanit, ja kur do të rikthehet në fushë Berat Gjimshiti

Mbrojtësi i Kombëtares Berat Gjimshiti është në rrugën e duhur të rikuperimit. Sipas mediave italiane, futbollisti i Atalantës do t’i duhet edhe një muaj për t’u rikthyer në fushë, pas atij dëmtimi të rëndë që pësoi. Kështu që 29- vjeçarin do ta shohim në fushë në fund të muajit tetor.

gjimshiti

Gjimshiti mungon që prej 21 gushtit, ku u dëmtua në ndeshjen mes Atalantës dhe Milanit, e përfunduar 1-1, kjo edhe për meritë të tij, pasi për 81 minuta në fushë ishte i pakalueshëm.

Gjimshiti ishte një mungesë e rëndësishme për Shqipërinë në Ligën e Kombeve dhe me shumë mundësi ai do të humbasë edhe miqësoren ndaj Arabisë Sauditë më 26 tetor, ndërkohë pritet që të jetë i gatshëm për miqësoren tjetër me Italinë më 16 nëntor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"