U dëmtua në ndeshjen ndaj Bylisit, Lorenc Trashi del nga spitali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 10:35

U dëmtua në ndeshjen ndaj Bylisit, Lorenc Trashi del nga spitali

Problemet për Partizanin e këtij sezoni nuk kanë të sosur, pasi sapo shuhet diçka, një tjetër shqetësim del në skenë. Sikur të mos mjaftonte lënia e dy pikëve ndaj Bylisit, të kuqtë nga kjo ndeshje kanë pësuar edhe një humbje tjetër, Lorenc Trashin, që mund të ndikojë në derbin e 28 shkurtit.

trashiii

Pas dëmtimit që Trashi mori nga përplasja me portierin Hoxha në minutën e 26- të të ndeshjes, përfundoi në spital.

27-vjeçari ka dëmtuar mollëzën e majtë dhe mbivetullën e që nga e shtuna ai ka qenë nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të spitalit.

Klubi i Partizani nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka bërë me dije se Lorenc Trashi ka dalë nga spitali dhe do të nisë periudhën e riaftësimit.

Gjithashtu edhe Trashi me anë të një postimi në “Instagram”, ka falenderuar ata që e kanë mbështetur në këto momente të vështira.

trashi sss

 

Në një intervistë për “Panorama Sport”, mjeku i Partizanit, Dhimosten Gjini, pohoi se Trashi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Sormani për derbin ndaj Tiranës, që do luhet të premten në orën 19:00.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"