U dëmtua në ndeshjen me Levanten, ja sa do mungojë Eden Hazard

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 13:00

U dëmtua në ndeshjen me Levanten, ja sa do mungojë Eden Hazard

Duket se humbja nga Levante mbrëmjen e djeshme, nuk ishte goditja e vetme për Realin, që ditën e sotme mësoi se Eden Hazard do të mungojë afërsisht 2 muaj.

hi-res-45537cfa5e7072ed6564e15125d3a5a7_crop_north

Belgu la fushën i dëmtuar në sfidën e mbrëmjes së djeshme ndaj Levantes. Stafi mjekësor, ditën e sotme ka parë gjendjen e yllit të ekipit dhe ka konfirmuar se dëmtimi në këmbën e djathtë do e mbajë lojtarin jashtë fushave afërsisht dy muaj, siç raporton “AS”.

Kështu Zidan humbet një lojtar tepër të rendësishem, përpara pjesës me të nxehtë të sezonit. Nga ana tjetër një fat shumë i keq për belgun, që nuk po arrin kapë formën optimale me dëmtimet e shumta që e mundojnë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"