U dëmtua në ndeshjen e fundit në kampionat, titullari i Napolit në garë me kohën për Championsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 19:51

U dëmtua në ndeshjen e fundit në kampionat, titullari i Napolit në garë me kohën për Championsin

Kapiteni i Napolit, Lorenzo Insinje po lufton kundër kohës që të jetë gati në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës. Sulmuesi u largua i dëmtuar nga fusha në fitoren që Napoli arriti 3-1 në sfidën e fundit në kampionat ndaj Lacios dhe analizat mjekësore treguan një dëmtim në këmbën e majtë.

insinje

“Lorenzo Insinje i’u nënshtrua testeve mjekëosre të cilat treguan një dëmtim në këmbën e majtë. Gjendja e tij shëndetësore do pasqyrohet ditë pas dite”, lexohet në deklaratën e klubit të Napolit.

Mungesa e Insinjes do ishte një një goditje rëndë për Napolin para ndeshjes në Champions ndaj Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"