U dëmtua në miqësore, titullari i Kukësit qetëson stafin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2020 | 18:24

U dëmtua në miqësore, titullari i Kukësit qetëson stafin

Eduard Rroca alarmoi Kukësin në miqësoren ndaj Bylisit, teksa pas ndërhyrjes së Mëllugjës, u mendua se dëmtimi ishte i rëndë.

rroca penalltia e munguar ndaj lacit

24 orë më pas konfirmohet se fantazisti nuk ka pësuar një dëmtim që mund t’i rrezikonte pjesëmarrjen në ndeshjen ndaj Volfsburgut. Mesfushori ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në takimin ndaj Slavia Sofies për turin e parë të Ligës së Europës, ku Kukësi arriti të kualifikohej.

eduart rroca

Për Rrocën së fundmi ka një ofertë konkrete nga një klub turk dhe Kukësi është në bisedime të avancuara. Mësohet se për kartonin e lojtarit ofrohen 130 mijë euro (emri i skuadrës mbahet sekret), por gjithsesi çdo gjë pritet të vendoset pas ndeshjes me Volfsburgun. Kontrata e Rrocës me klubin kuksian skadon në janar të vitit 2021.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"