U dëmtua në menisk, Izmir Smajlaj jep lajmin e mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 16:25

U dëmtua në menisk, Izmir Smajlaj jep lajmin e mirë

Atleti shqiptar Izmir Smajlaj kaloi me sukses operacionin në menisk. 27-vjeçari, i cili garon në disiplinën e kërcimit së gjati dha lajmin në rrjetet sociale.

izmir

Ndërhyrja kirurgjikale u realizua nga doktori Kenan Bairakçi. Më pas, Smajlaj do t’i nënshtrohet rehabilitimit.

Njoftimi i Izmir Smajlajt
Jam i lumtur qe me ne fund, ne duar te sigurta te mjekut Z. Kenan Bayrakci operimi perfundoj me sukses .
Tani kam rikuperim e me pas do shihemi serisht ne pisten time te zemres!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"