U dëmtua në Maqedoni, Agolli humb duelin në “Stamford Bridge” me Çelsin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2017 | 10:53

U dëmtua në Maqedoni, Agolli humb duelin në “Stamford Bridge” me Çelsin

Dëmtimi në Maqedoni rezulton fatal për kapitenin e Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli. Mbrojtësi i Karabakut në kampionatin azerbajxhanas nuk do të debutojë dot në ndeshjen e parë të Champions-it kundër Çelsit.

agolli mavraj pandev

Burime të “Panorama Sport” konfirmuan se Agolli po vuan nga një tërheqje muskulore dhe koha e rikuperimit të tij është 2 deri në 3 javë. Diçka që konfirmon mungesën e tij në Angli kundër skuadrës së Antonio Kontes.

Kjo është hera e parë që ekipi i Karabakut do të luajë në Ligën e Kampionëve, pasi arriti të bënte eliminatore të shkëlqyera dhe siguroi pjesëmarrjen në fazën e grupeve.

Agolli

Në këtë mënyrë, mbrojtësi kuqezi do të bënte realitet ëndrrën e tij për të luajtur në kompeticion madhështor. Pas Europianit me Kombëtaren dhe Europa Ligës, tani Agolli do të luajë edhe në Champions, por për debutimin duhet të presë të paktën 2- 3 javë që të kalojë dëmtimin që pësoi në ndeshjen e luajtur në Strumicë dhe u detyrua të linte fushën e lojës.

Agolli Karabak

AJETI – Edhe Arlind Ajeti pritet të mungojë në ndeshjen e fundjavës që Krotone do të luajë me Kaljarin për shkak të një goditjeje që mori ndaj Maqedonisë. Ai tha se nuk ka asgjë serioze, por nuk do të rrezikohet. Gjimshiti gjithashtu është në balotazh me shokun e skuadrës, ndërsa Ledian Memushaj pritet të jetë titullar me Beneventon.

Ajeti dhe Gjimshiti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"