U dëmtua në gju, klubi i Bazelit i uron shërim të shpejtë Xhakës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2018 | 18:01

U dëmtua në gju, klubi i Bazelit i uron shërim të shpejtë Xhakës

Mesfushori i kombëtares sonë, Taulant Xhaka është dëmtuar në ndeshjen e fundit që ekipi i tij Bazel zhvilloi ndaj ekipit tjetër të ligës, Zyrih. Ai braktisi fushën në minutën e 81 pas një dëmtimi në gju.
xhaka
Egzaminimet e mëtejshme treguan se 27-vjeçari ka kontraktuar pjesën e brendshme të ligamentit të gjurit të djathtë. Kjo me shumë siguri është një mbyllje e sezonit për shqiptarin. Klubi i Bazelit në një komunikatë në faqen e saj zyrtare i uron sherim të shpejtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"