U dëmtua në dhjetor, titullari i Kombëtares kthehet përsëri në fushën e lojës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2023 | 16:15

U dëmtua në dhjetor, titullari i Kombëtares kthehet përsëri në fushën e lojës

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, do të ketë në dispozicion për ndeshjet e muajit qershor një tjetër element shumë të rëndësishëm. Mesfushori Keidi Bare, më në fund ka lënë pas dëmtimin që pësoi në muajin dhjetor dhe është kthyer përsëri në fushën e lojës.

Keidi Bare

Bare ishte një nga mungesat e rëndësishme të kuqezinjve për sfidën ndaj Polonisë, por duket se më në fund ka lënë pas problemet në gju që e mbajtën jashtë fushës prej 3 muajsh. Ai është kthyer sot të luajë në La Liga me fanellën e Espanjol, duke u aktivizuar në minutat e fundit të sfidës ndaj Zhironës.

Bare mungonte që nga ndeshja e Kupës së Mbretit ndaj Peso më 21 dhjetor, kur edhe la fushën e lojës i dëmtuar. Sot, ai shkeli në fushë përsëri në minutën e 85 të duelit, duke marrë vendin e Breithuejt te Espanjol. Ndeshja ishte 1-1 në ato momente, por një penallti në minutën e 88 nga Stuani, solli golin e fitores minimale të Zhironës, që ndez edhe më shumë luftën për mbijetesë në La Liga.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"