U dëmtua ndaj Leçes, mesfushori i Interit mund të humbasë ndeshjen me Juventusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 13:07

U dëmtua ndaj Leçes, mesfushori i Interit mund të humbasë ndeshjen me Juventusin

Barazimi në Leçe (1-1) nuk është lajmi i vetëm i hidhur për Interin e Antonio Kontes, i cili u rikthye në Milano me një lojtar të dëmtuar: tërheqje në kavilje për Marselo Brozoviçin pas kontaktit në fushën e lojës me Deiolan.

Luca Rossettini of Lecce competes for the ball with Romelu Lukaku of Inter during the Serie A match between US Lecce and  FC Internazionale at Stadio Via del Mare on January 19, 2020 in Lecce, Italy.

 

Kroati u largua nga fusha në momentet e fundit të lojës pas dhimbjeve në kaviljen e djathtë, aq sa është e vërtetë që pas përfundimit të ndeshjes ka përshkuar zonën mikse të stadiumit “Via del Mare” me paterica, përpara se të hipte në autobusin zikaltër.

Do të nevojiten thellime të mëtejshme, të nevojshme, sipas stafit mjekësor interist, për të përjashtuar totalisht frakturat. Dhe normalisht, për të vlerësuar kohët e riaftësimit: mendohet të jenë nga 20 deri në 40 ditë, çka mund të rrezikojë edhe supersfidën e marsit kundër Juventusit. Dëmtimi i radhës në mesfushë për Konten, që pas riaftësimit të Sensit dhe Barelës tani mund të humbasë “regjisorin” e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"