U dëmtua ndaj Breshas, ja sa do të mungojë Miralem Pjaniç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 13:26

U dëmtua ndaj Breshas, ja sa do të mungojë Miralem Pjaniç

Miralem Pjaniç pësoi një dëmtim në ndeshjen e luajtur të dielën, kundër Breshas, kur kishte vetëm 7 minuta që ndodhej në fushën e lojës.1201450677.jpg.0

Boshnjaku ankoi dhimbje në kofshë dhe trajneri e zëvendësoi për të mos rrezikuar me një nga lojtarët kyç të Juves, e sidomos në prag të një serie ndeshjesh shumë të rëndësishme, qoftë në kampionat e po ashtu në Ligën e Kampioneve.

Dje, mesfushori i është nënshtruar testeve fizike dhe laboratorike, të cilat kanë shmangur çdo lloj dëmtimi në aspektin muskulor.

Ajo e Pjaniç ka qenë thjesht një traumë e cila mund t’i kushtojë vetëm ndeshjen e fundjavës me SPAL-in në transfertë, ndërkohë që sipas klubit bardhezi, ai do të jetë gati për ndeshjen e Champions-it kundër Olimpiku të Lionit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"