U dëmtua kundër Vardarit, operohet me sukses mesfushori i Egnatias. Ja sa pritet të qëndrojë jashtë fushave…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2021 | 13:11

U dëmtua kundër Vardarit, operohet me sukses mesfushori i Egnatias. Ja sa pritet të qëndrojë jashtë fushave…

Mesfushori brazilian i Egnatias, Eler Silva, pësoi një dëmtim, gjatë miqësores së zhvilluar kundër Vardarit, disa ditë më parë, teksa u detyrua të kryente një ndërhyrje në menisku e këmbës. Nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare, klubi rrogozhinas ka bërë me dije, se operacioni shkoi me sukses.

Eler Silva

Eler pritet të qëndrojë afro 2 muaj jashtë fushave. Një humbje e madhe kjo për Egnatian e Gugash Maganit. Mesfushori brazilian ishte një ndër futbollistët më të spikatur të sezonit të shkuar, duke dhënë një kontribut të çmuar në rikthimin e skuadrës në elitën e futbollit shqiptar.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT:

Eller Silva sot ka kryer me sukses operimin e meniskut pas dëmtimit në ndeshjen kunder VARDAR .

Come back stronger GIGA !

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"