U ble për shifrën e çmendur, sulmuesi e mbyll me Barcelonën/ Drejtori sportiv i katalanasve: Ndodhet jashtë projektit!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 19:15

U ble për shifrën e çmendur, sulmuesi e mbyll me Barcelonën/ Drejtori sportiv i katalanasve: Ndodhet jashtë projektit!

Osman Dembele është zyrtarisht jashtë projektit të Barcelonës dhe aktualisht ndodhet në listën e për tu larguar menjëherë nga katalanasit. Këtë e ka konfirmuar vetë drejtori sportiv i blaugranave, Mateu Alemani, i cili ka deklaruar për kanalet zyrtare të Barcelonës se ndodhet jashtë projektit:

DEMBELE

“Ne filluam bisedat me Dembelenë dhe agjentët e tij në muajin korrik. Në këto 6-7 muaj kemi bërë disa oferta, duke u përpjekur të gjejmë një mënyrë për të ecur përpara së bashku.

Të gjitha ofertat u refuzuan sistematikisht nga agjentët. Raportoj se sot, 20 janar, 11 ditë para mbylljes së merkatos së dimrit, është e qartë se lojtari nuk dëshiron të vazhdojë me Barcelonën.

Pas këtij skenari i’u komunikua atij dhe agjentëve të tij se ai duhet të largohet menjëherë, sepse ne duam që lojtarët t’i bashkohen kauzës sonë dhe shpresojmë që transferimi të bëhet deri më 31 janar.

Ne nuk duam të kemi lojtarë me vete që nuk duan të jenë pjesë e Barcelonës dhe pasoja është se ai nuk do të jenë më pjesë e këtij projekti.”, përfundoi drejtori sportiv, Alemani.

24-vjeçari francez u transferua në Barcelonë nga Borusia e Dortmundit në verën e vitit 2017 për një shifër prej 105 milionë eurosh.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"