U bind nga oferta e klubit tjetër, mbrojtësi largohet nga Kastrioti vetëm pak javë pasi u bashkua me krutanët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 14:30

U bind nga oferta e klubit tjetër, mbrojtësi largohet nga Kastrioti vetëm pak javë pasi u bashkua me krutanët

Ashtu si të gjitha klubet e Superiores, edhe Kastrioti ishte të shtunën pjesë e protestës në fushën e blertë. Sipas kalendarit që rezervonte java e dytë, krutanët duhet të përballeshin me Laçin, por këtë radhë protestuan në fushën e këtyre të fundit, me kapitenin Sokol Neziri që lexoi edhe katër kërkesat që klubet kërkojnë nga qeveria dhe jo për të luajtur.

shkalla bylis

Sot, skuadra do t’iu rikthehet përgatitjeve normale ku edhe fundjava ka sjellë disa ndryshime. Kësisoj, Silvestër Shkalla, i cili u stërvit me Kastriotin për disa javë, nuk do të jetë pjesë e krutanëve.

Qendërmbrojtësi mësohet se ka marrë një ofertë më të mirë nga një klub tjetër dhe, kësisoj, me miratimin edhe të krutanëve është larguar. Klubi mbetet ende enigmë, por sot pritet që të mësohen të tjera detaje mbi klubin e ri ku do të transferohet Shkalla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"