“U bëra pjesë e një bande në të kaluarën”, ylli i Premier Ligës tregon historinë e veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 19:33

“U bëra pjesë e një bande në të kaluarën”, ylli i Premier Ligës tregon historinë e veçantë

Adama Traore është fëmijë emigrantësh nga Mali, por i rritur në Barcelonë. Adoleshenca e tij nuk ka qenë e lehtë dhe me sa duket futbolli e ka shpëtuar e tashmë është një nga yjet e Uolverhemptonit në kampionatin anglez.adama traore

I rritur në geton e “Bloques de la Florida”, Traore duke folur për “AS” ka deklaruar: “Ka qenë shumë e vështirë dhe për të qenë më i sigurt u bëra pjesë e një bande. Ishte diçka që të jepte popullaritet, por e kuptova në kohë se çfarë doja të bëja me jetën time dhe futbolli mori përparësi. Fakti që merresha me sport nuk më shkëputi menjëherë nga shoqëritë e këqija, madje edhe kur isha në shkollë shpesh më duhej të grindesha me djem të bandave të tjera”.

Traore ia ka dalë mbanë, por shumë nga shokët e tij jo. “Më vjen keq sepse kam pasur shumë shokë që mund të ishin bërë futbollistë të jashtëzakonshëm, por zgjodhën të qëndronin në banda, të cilat kontrollonin zona të ndryshme të lagjes. skysports-adama-traore-wolves_4881958

Kur kthehesha nga stërvitja, ishte sfidë më vete sepse nuk ndodhte rrallë që të më ndalonin e të më pyesnin se nga cila lagje vija, përse po kaloja në atë zonë, apo gjëra të tjera si kjo. Nuk ishte e lehtë, por më vjen mirë që ia dola mbanë. Sot lagjja ime e vjetër është përmirësuar shumë”, përfundoi Traore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"