“U befasova, jemi më mirë se para 2 javësh”, Handanoviç “kërcënon” kryesuesit e Napolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2022 | 22:26

“U befasova, jemi më mirë se para 2 javësh”, Handanoviç “kërcënon” kryesuesit e Napolit

Dukej sikur kampionati nuk është ndërprerë prej dy javësh, sepse Interi vallëzonte në fushë dje në tokën malteze. Agresivë, dominues dhe të saktë para portës, zikaltrit kanë asfaltuar në miqësoren e djeshme Salcburgun.

webimage-8C98BA26-7471-4E23-AAD2394A1D18D052

Mikhitarian hapi serinë e golave në minutën e 20-të. Ishte një gol manual që lindi nga një vertikalizim i Çalhanoglusë për Xhekon, ai pason në krah për Dimarkon, ky i fundit me një asist prefekt në qendër ia shërbeu armenit në pjatë topin dhe Mikhitarian nuk fali.

Edhe goli i dytë erdhi pas një pasimi të Çalhanoglusë, që krosoi me prepotencë në zonë dhe Açerbi kërcen mbi të tjerët duke e dërguar sferën në rrjetë. Nga larg u duk sikur ishte pozicion jashtë loje, por në një stadium të improvizuar me 3 mijë vende të ulura VAR-i ishte një utopi.

PJESA E DYTË – Çalhanoglu ia lë vendin Asllanit dhe ai duket më pak i ndrojtur se zakonisht. Ka personalitet dhe vetëbesim e manovron shumë mirë në mesin e fushës. Mikhitarian duket më i lirshëm me të dhe kombinimet e armenit me Xhekon janë më të frikshme, ndonëse Salcburgu përpiqet që të bëjë presion dhe të vërë disa herë në provë Handanoviçin.

Në minutën e 72-të ishte sërish Xheko që bëri një spondë për Mikhitarian, i cili gjuajti dhe pas devijimit të portierit ishte Bernardo që e dërgoi topin në rrjetë pa dashje duke shkaktuar autogol. Në fund ka gëzim edhe për një talent si Valentin Karboni që të gjejë rrugën e rrjetës.

HANDANOVIÇ – Pas ndeshjes miqësore foli për mediat portieri Handanoviç, i cili deklaroi se skuadra është më në formë sesa para ndërprerjes së Serisë A prej Botërorit. “Ishte një test i mirë për ne dhe skuadra m’u duk më në formë se dy javë më parë. U befasova nga grinta dhe dëshira e lojtarëve, por edhe nga personaliteti i disa të rinjve.

Udinese Calcio v FC Internazionale - Serie A

Ndeshja me Napolin më 4 janar? Po, e mendoj shpesh atë ndeshje, por nuk duhet të nxitohemi sepse ka ende kohë. E sigurt është që me Napolin do të luajmë si të barabartë dhe do të kërkojmë fitoren. Por duhet të bëjmë kujdes sepse ky është një kampionat anormal”, u shpreh portieri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"