U bë shënuesi më i mirë i historisë, Anglia nderon Kejnin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 12:57

U bë shënuesi më i mirë i historisë, Anglia nderon Kejnin

Anglia nderoi golashënuesin e saj të ri më të mirë të historisë, Herri Kejn, në dhomën e zhveshjes pas fitores 2-1 të kualifikueses së parë të Europianit kundër Italisë.

dsfsdfsdfsdf

Trajneri Garet Sauthgejt, i dorëzoi fanellën me numrin e golave të kapitenit (54), shoqëruar edhe me një fotomontazh të momenteve më të rëndësishme të 29-vjeçarit me fanellën e kombëtares. Pastaj fotot respektive dhe me shokët e skuadrës. Me golin kundër Italisë, Herri Kejn festoi të 54-tin me fanellën e Anglisë. Ai e kishte barazuar rekordin e golashënuesit më të mirë të historisë, Uejn Runit, në çerekfinalen e Botërorit të Katarit, por tashmë është i vetëm në klasifikim.

Sulmuesi i Totenhemit tani është zyrtarisht golashënuesi më i mirë i “tre luanëve” dhe i Totenhemit. 54 golat e tij i ka shënuar në vetëm 81 ndeshje. Nga këta, vetëm Xhimi Grivs ka shënuar një raport më të mirë gola për ndeshje: çdo 1.3 krahasuar me 1.5 që e ka Kejn.

“Rekordi do të thotë gjithçka. Isha shumë i emocionuar kur vesha fanellën e Anglisë. I takoi të ishte një penallti dhe emocioni kur preku rrjetën ishte i jashtëzakonshëm. Ishte një moment magjik. Vendosa ku do ta godas dhe nuk isha nervoz”, tha sulmuesi. “Ishte thjesht një natë e shkëlqyer. Nuk fitonim në Itali prej një kohe të gjatë dhe të shënosh dhe fitosh është kaq speciale. Mënyra se si u larguam nga Botërori ishte i hidhur, por ne folëm gjatë kësaj jave për atë dhe duhet ta hedhim pas krahëve. Jemi një prej ekipeve më të mira të Europës”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"