U bashkua një vit më parë, Vajushi kërkon ndërprerjen e kontratës. Sulmuesi shkodran dëshiron rikthimin te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 23:40

U bashkua një vit më parë, Vajushi kërkon ndërprerjen e kontratës. Sulmuesi shkodran dëshiron rikthimin te…

Armando Vajushi pritet të ndryshojë skuadër në këtë merkato, teksa mund të rikthehet përsëri në Itali.

Vajushi

Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb”, sulmuesi shkodran i ka kërkuar drejtuesve të Petrolul ndërprerjen e kontratës, me të cilët u bashkua vetëm një vit më parë.

Thuhet se shqiptari dëshiron një rikthim te Avelino, që militon ën Serinë C dhe për këtë arsye po punon për mbylljen e kontratës me rumunët.

Te Avelino janë gati ti ofrojnë një kontratë 29-vjeccarit, që e shikon me sy të mirë një rikthim në Itali, aty ku më parë ka luajtur edhe për skuadra si Kievo, Livrono dhe Pro Verçeli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"