U arrestuan në Paraguaji, Ronaldinjo dhe vëllai i tij mund të lirohen së shpejti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 18:02

U arrestuan në Paraguaji, Ronaldinjo dhe vëllai i tij mund të lirohen së shpejti

Ronaldinjo u arrestua në ditët e para të marsit në kryeqytetin e Paraguajit, pasi tentoi të hynte me pasafortë fallco. Ylli Brazilian dhe i vëllai i tij kaluan disa kohë në burg para se të paguanin garancinë dhe të tranferoheshin në një hotel.

ronaldinjo

Por së fundmi duket se ka lajme të mira për Ronaldinjon. Avokatët e brazilianit po negociojnë për të marrë lirinë për dy personat, kjo për shkak se nuk po gjenden shkelje të tjera përveç falsifikimit të pasaportave. Raportohet se brenda muajit gusht, Ronaldinjo dhe i vëllai i tij pritet të marrin lirinë.

Por nëse dy vëllezërit gjenden fajtorë me akuzat e tjera mund të përfundojnë në burg për 5 vjet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"