U arrestua për dhunë ndaj prindërve, ish-mesfushori i Interit shfaqet i shpërfytyruar/ Kërkon falje nga njerëzit dhe… Zoti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2022 | 22:30

U arrestua për dhunë ndaj prindërve, ish-mesfushori i Interit shfaqet i shpërfytyruar/ Kërkon falje nga njerëzit dhe… Zoti

Ish-mesfushori i Interit, Fredi Guarin, i cili në disa ndeshje mbajti  edhe shiritin e kapitenit te skuadra zikaltre, sot është transformuar në një njeri tjetër, gati të panjohur.

-640-0-guarin3-1663327214

Kolumbiani u zhduk nga harta e futbollit të rëndësishëm, një vit e gjysmë pas arrestimit për dhunë ndaj familjarëve. Ndërkohë së fundmi Guarin ka publikua një postim dramatik në Instagram. 33-vjeçari shfaqet pa filtra dhe në një moment shumë të keq teksa kërkon falje nga njerëzit dhe nga Zoti. Guarin u arrestua në prill të vitit 2021 për dhunë ndaj prindërve të tij.

process

“Sot dua t’ju tregoj me zemër të hapur se kush jam unë. E bëj këtë me qëllimin për të qenë i vlefshëm për dikë. Prej pak kohësh jeta ime ka ndryshuar dhe lotët që shikoni janë ato të një burri me vese, gabime dhe shumë mëkate. Jemi ende në kohë për t’i hapur derën Zotit në mënyrë që ai të drejtojë shpirtin dhe zemrën tonë.

Zoti me ka falur prandaj edhe unë po e fal veten. Nëse dikush nuk është dakord me këtë postim, e kuptoj por mos rreshtni kurrë së ëndërruari faljen dhe dashurinë e Zotit. Nuk është asnjëherë shumë vonë”, shkruan ndër të tjera Guarin në “Instagram”.


View this post on Instagram

A post shared by Fredy Guarin (@fguarin13)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"