U arrestua për armëmbajtje pa leje, gjykata jep vendimin për presidentin e Turbinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2019 | 12:45

U arrestua për armëmbajtje pa leje, gjykata jep vendimin për presidentin e Turbinës

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për presidentin e Turbinës, Gentian Gjoka.

gentian gjoka

Numri një i skuadrës cërrikase u arrestua për armëmbajtje pa leje në zonën e ish-bllokut.

Gjoka u arrestua mbrëmjen e 19-dhjetorit, pasi nga kontrolli fizik dhe në banesë u gjet një armë zjarri e tipit pistoletë, siç raporton “abcnews”.

Tashmë presidenti i Turbinës, nuk do të mund të ndjekë skuadrën e tij nga afër.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"