U arrestua paraditen e sotme, reagon portieri i Francës Hugo Loris

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 24, 2018 | 19:46

U arrestua paraditen e sotme, reagon portieri i Francës Hugo Loris

Portieri i Totenhemit duket se ka kaluar një ditë jo të mirë sot. Francezi që u shpall kampion bote me Francën në Botërorin e Rusisë, ka përfunduar në rajonin e policisë për shkak se ishte duke drejtuar makinën nën efektin e alkoolit. Tani ka ardhur edhe reagimi nga vetë lojtari ku duket se e ka marrë përsipër fajin dhe ka kërkuar falje.

hugo loris

“Dua t’u kërkoj falje me gjithë zemër: familjes time, klubit, shokëve të skuadrës, trajnerit dhe tifozëve. Të drejtosh makinën nën efektin e alkoolit është e papranueshme. Marr mbi vetë të gjithë përgjegjësinë për veprimet e mia dhe ky nuk është shembulli që unë doja të jepja. Klubi i merr këto çështje me seriozitet maksimal dhe do ta trajtojë këtë shqetësim brenda ekipit”.- tha portieri shtatshkurtër i Francës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"