U anulua në momentin e fundit kalimi i pronësisë së Dinamos, italiani Pontreli: I tronditur …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2020 | 23:00

U anulua në momentin e fundit kalimi i pronësisë së Dinamos, italiani Pontreli: I tronditur …

Ka dështuar përfundimisht kalimi i klubit të Dinamos nga drejtuesi Besnik Sulaj tek një grup investitorësh italianë, me në krye Marko Pontrelin.

Dinamo Pontreli

Gjithçka do të mbyllej me 24 shkurt 2020, mirëpo drejtuesit e vjetër kanë njoftuar një ndryshim në plan, pra duke u përpjekur për ta marrë mbrapsht klubin, diçka që ka tronditur Marko Pontrelin, personin e caktuar si drejtues i Dinamos nga investitorët italiane.

“Jam disi i tronditur për lajmet e fundit sepse askush nuk më mori në telefon, gjithçka ka ndodhur e lexova nga mediat dhe kjo nuk më duket diçka logjike 24 orë përpara një ndeshje shumë të rëndësishme që ka ekipi.

E them këtë gjithmonë nëse mendojmë për ekipin sepse duhet t’i ndajmë gjërat, ekipi i futbollit ka nevojë për seriozitet dhe të bësh gjithë këtë nuk është aspak normale. Ne i jemi përgjigjur të gjitha detyrimeve, sepse nga tetori e menaxhojmë ne. Në aspektin teknik nuk di të them se morëm në 9 ndeshje 1 pikë dhe 1 gol, sot skuadra e rinovuar në janar me 14 lojtar dhe ka marrë 14 pikë.

Diferencën e bëni vetë, skuadra është e ndërtuar me mend dhe nuk ka probleme për të qëndruar në kategori. Dinamo ka nevojë të qëndrojë e qetë pasi nesër ka një ndeshje të rëndësishme, pjesa tjetër është diçka e imja me palën tjetër që kemi bërë marrëveshjen, sot pasdite kemi një tjetër takim ku besoj do të mbyllet gjithçka”, deklaroi Pontreli për “Top Channel”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"