U anulua miqësorja ndaj Kastriotit nga frika e COVID-it, del përgjigja e testit për kapitenin e Apolonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2020 | 13:22

U anulua miqësorja ndaj Kastriotit nga frika e COVID-it, del përgjigja e testit për kapitenin e Apolonisë

Një moment kaotik u krijua ditën e djeshme, teksa u aludua se kapiteni i Apolonisë, Eljon Sota ishte pozitiv me Koronavirus, ç’ka solli edhe anulimin e miqësores mes ekipit fierak dhe Kastriotit të planifikuar për t’u zhvilluar ditën e djeshme.

Sota6

Talenti i Kombëtares Shpresa, iu nënshtrua testimit, teksa ditën e sotme, ka dalë edhe përgjigja negative. Ka qenë klubi fierak që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka konfirmuar se Sot ka rezultuar negative dhe i është bashkuar Kombëtares U-21.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Njoftojmë se mbrojtësi ynë Eljon Sota, ka kryer testin mjekësor për koronavirusin dhe ka rezultuar negativ. Menjehere pas konfirmimit të testit, Sota i është bashkuar kombetares U21 per dy ndeshjet ndaj Austrise dhe Andorrës .

Sota

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"